Laporta iu drejtohet tifozëve të Barcelonës pas humbjes së turpshme ndaj Bayern Munich

Barcelona pësoi humbje nga Bayern Munich të martën me rezultat 3-0, ndërsa menjëherë sot presidenti i klubit, Joan Laporta, ka vendosur të dërgojë një mesazh për tifozët e klubit.

 

Presidenti e pranoi publikisht se ai është lënduar nga rezultati, por ai u bëri thirrje tifozëve që të besojnë në bordin e klubit.

“Përshëndetje, Cules, unë jam aq i zemëruar dhe i lënduar sa ju”.

“Ajo që po ndodh është një nga skenarët që ne kemi menduar, dhe ju kërkoj të jeni të duruar dhe të vazhdoni të mbështesni ekipin”.

“Dhe gjithashtu ju kërkoj që të jeni të sigurt në udhëheqin e klubit. Ne kemi nevojë për besimin dhe kohën tuaj, dhe nuk kemi dyshim se ne do ta zgjidhim këtë situatë”, ka deklaruar ai.

Drejtorët e Barcelonës janë të vetëdijshëm se Bayern Munich është pretendent i Ligës së Kampionëve dhe e kuptojnë se ata janë superiorë ndaj Blaugranave.

Sidoqoftë, performanca e skuadrës e zhgënjeu Joan Laportan, i cili i ka besuar te Ronald Koeman. Për momentin, puna e holandezit nuk është në rrezik.

Në dy javët e ardhshme, Barcelona do të përballet me Granada, Cadiz dhe Levante në La Liga Santander, para se të luajnë ndeshjen e tyre të dytë të Ligës së Kampionëve kundër Benfica në Lisbonë më 29 shtator. 

Related posts

Ronaldo kaloi barrierën për ta ndihmuar rojën që e rrëzoi me goditjen me top

D V

Të varur në fushë nga futbollistët shqiptarë, klubi turk shkruan në gjuhen shqipe në faqen zyrtare

Redaksia

Spektakël dhe gola në ndeshjen Belgjikë – Itali, italianët e mbyllin në epërsi pjesën e parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com