Laporta: Kemi ulur faturën e pagave, në janar mund të marrim lojtarë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka komentuar edhe lëvizjet në afatin kalimtar, sidomos në lidhje me lojtarët e larguar.

 

Numri një i katalanëve ka thënë se ishte shumë e rëndësishme që të ulej niveli i pagave në klub dhe për këtë falënderoi tre kapitenët e skuadrës.

“Ishte shumë e rëndësishme të ulej niveli i pagave dhe mendoj se e kemi bërë këtë me largimin e Leo Messit dhe Antoine Griezmann, ndonëse ishin dy operacione të dhimbshme nga ana sportive”.

“Një kontribut të madh kanë dhënë edhe tre kapitenët (Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Jordi Alba) duke ulur ndjeshëm pagën e tyre, ndërsa në ditët e ardhshme presim që edhe lojtarë të tjerë të ndjekin rrugën e tyre”.

“Mendoj se nga afati i janarit do të jemi në kushtet për të operuar normalisht me afrim lojtarësh”, ka thënë Laporta. 

Related posts

Zyrtare: John Terry largohet nga Aston Villa

D V

Mbappe i ka treguar Pochettinos se ai nuk do të rinovojë kontratën me PSG

D V

Salihamidzic ironizon me disa futbollistë të Bayernit: Janë te ne, por nuk kanë lidhje me sezonin e ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com