Laporta: Vazhdoni ta mbështetni ekipin, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar sërish përmes një videoje, pasi skuadra nuk po arri rezultatet e duhura në javët e fundit. 

 

Barcelona ka vuajtur shumë këtë verë shkaku i borxheve të mëdha, por edhe rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit janë një arsye që Laporta të mos fshihet.

Ai në një video të postuar edhe te faqja zyrtare e klubit, ka falënderuar tifozët për mbështetjen, derisa thotë se e di si ta tejkalojë situatën.

“Faleminderit për mbështetjen e skuadrës tonë. Kërkojë që të vazhdoni kështu”.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëhet që të gjendet zgjedhja në këtë situatë”, deklaroi ai.

Barcelona momentalisht renditët në pozitën e shtatë në tabelë me tetë pikë, derisa pas dy ditëve përballen me Cadizin. 

Related posts

Benjamin Mendy, mbetet në burg për të paktën edhe dy muaj

D V

Challandes: Fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme

D V

Challandes flet për ardhjen e Domgjonit dhe çfarë pret nga ai

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More