Lapsusi i ipeshkvit Gjergji, në vend të Fitër Bajramit uron Pashkët

nga D V

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht ka organizuar pritje në selinë e kryesisë, ku i pari që i vizitoi ishte ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Gjergji iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë duke thënë se të dy fetë bashkëndajnë gëzimin e festave si vëllezër.

Megjithatë, gjatë urimit për festën e Fitër Bajramit, ipeshkvi pa dashje ngatërroi festën, duke uruar për festën e Pashkëve.

“Jam këtu për të uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Pashkëve sepse dalim pas një agjërimi që është një përpjekje e jona për të mbizotëruar shpirti në të gjitha sferat e jetës dhe mbi trupin.

Ne urojmë njëri tjetrin dhe bashkëndajmë gëzimin e festave si vëllezër sepse këtë zjarr dashurie e kanë ndeshur të parët tanë ndër ne dhe që moti, por nuk është një zjarr që qet tym, as të bardh dhe as të zi por është një zjarr që përhap aromë dashurie, lirie, paqe, mirësie, vëllazërimi dhe uroj që të gjithë shqiptarët kudo që janë të përjetojnë këtë moment të urimit të festave të ndërsjella, që të konfirmojnë edhe një herë paqen, lirinë dhe vëllazërinë në mes vete”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More