“Larg luksit që është mësuar” – Diddy-n e pret një Krishtlindje ndryshe në burg

nga D V

Reperi P. Diddy (55 vjeçar) aktualisht ndodhet në burg, ku do të kalojë edhe Krishtlindjet.

Avokati James Pipe, i cili ofron ndihmë financiare për ish të burgosurit, dha një pasqyrë se çfarë lloj Krishtlindjesh mund të priste Diddy.

“Ndërsa sezoni i festave mund të sjellë një atmosferë paksa të përmbajtur Krishtlindjesh për të burgosurit e tjerë, për Diddy kjo do të jetë një kujtesë e seriozitetit të akuzave kundër tij, si dhe pasojave të veprimeve të tij”, tha ai për Daily Star.

Nëse buxheti i burgut e lejon, thonë ata, të burgosurit mund të marrin kakao ose ndonjë pastë.

“Aktivitete të tilla si një film për Krishtlindje apo shkëmbimi i kartave mund të lejohen, por realiteti i të qenit në burg është i pashmangshëm”.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, këtë vit do t’i kalojë një Krishtlindje shumë më ndryshe si zakonisht.

Larg luksit me të cilin ishte mësuar

“Menyja mund të përfshijë një vakt pak më të madh se sa është standardi – një gjel deti i mbushur dhe një ëmbëlsirë e thjeshtë. Është ende shumë larg nga pasuria që ai është mësuar”, pohon Pipe.

Kujtojmë se ndaj reperit së fundmi është ngritur aktakuzë e re. Dizajnerja e modës Bryana Bana Bongolan ka akuzuar manjatin për abuzimin, i cili dyshohet se ka qenë në apartamentin e ish-të dashurës së Combs, Cassie Ventura. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More