Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Largimi i Lleshajt nuk mjafton, revolta nuk ndalet!

Dita e dytë e shpërthimit të zemëratës së të rinjve në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit nga policia, solli largimin e ministrit të Brendshëm, dhe komunikimin e Kryeministrit. Mirëpo, as dorëheqja e Lleshajt, dhe as mesazhi i Ramës nuk kanë mjaftuar.

Të dy kanë sulmuar dhe përdorur gjuhë urrejtjeje. Revolta nuk u ndal, dhe pakënaqësia ka shpërthyer në rrugët e Kryeqytetit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe dhunoi disa të rinj. Qytetarët kërkojnë drejtësi, thërrasin për liri, për demokraci, e për ndryshim.

Çfarë ndodhi edhe mbrëmë në Tiranë, është me sa duket shpërthimi i një revolte të akumuluar e të mbajtur gjatë nën kontroll.

Qindra të rinj, janë derdhur në bulevard dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke u përplasur me policinë, e duke manifestuar akte dhune dhe zemërate, edhe pse ndaj tyre u hodh shpesh gaz lotsjellës.

E gjitha ka nisur dy ditë më parë, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha pranë banesës së tij në afërsi të Zogut të Zi, në mënyrë krejt të pajustifikueshme nga një polic, teksa ai po vraponte për t’i ikur ndëshkimit të mundshëm me gjobë për shkak të shkeljes së orarit të lejuar në kohë pandemie.

Zemërimin nuk e ndaloi as dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Dhe as mesazhi i gjatë i Kryeministrit, i cili refuzoi të mbajë përgjegjësi politike për rastin, duke e quajtur të izoluar dhe që nuk tregon mënyrën se si sillet qeveria apo se si drejton ai.

Madje, Rama ka përdorur tone etiketuese dhe fyese ndaj tyre, duke i cilësuar këto protesta si akte të vulgaritetit brutal.

Për disa orë, situata në Tiranë në darkë ka dalë jashtë kontrollit, dhe të zemëruarit, kryesisht të rinj, kanë thyer xhama të institucioneve, dhe kanë përmbysur kazanët e Bashkisë.

Indinjata duket shpërthyese. Nuk është kursyer as godina e Partisë Socialiste, teksa të revoltuarit i kanë ardhur vërdallë qytetit në bulevard pranë ministrive, dhe në bllok./MAPO

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...