Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Largohen pesë asamblistë nga LDK-ja, shkojnë me Vjosa Osmanin

Pesë asamblistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj i janë bashkuar ish-anëtares së kësaj partie, Vjosa Osmanit, e cila do të garojë me një iniciativë qytetare në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Hysnije Shamolli-Mustafa, Hesat Shatrolli, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa dhe Burim Karameta janë emrat e larguar nga kjo parti.

“Realisht, nuk ka qenë dëshirë e as synim i asnjërit nga ne që të kalojmë nga LDK, por meqë Dega në Ferizaj ishte përçarë aq keq pas humbjes ne zgjedhje lokale e edhe më keq pas humbjes ne zgjedhjet e fundit qendrore ku na fitoi vetëm nje kandidate, ne morëm nje iniciativë për të bashkuar Degën”, ka thënë Shamolli për Klan Kosovën.

“Mirëpo, nga kryetari dhe disa të tjerë, ne u paraqitëm si përçarës, u injoruam totalisht, dhe siç ishin mësuar tashmë një ekip aty, vazhduan me kapjen e Degës duke vendosur pesë nënkryetarë (thua ti se jemi qendra) pa u konsultuar fare me ne ani pse na kishin premtuar që kryesinë do ta ftojnë pikërisht për të gjetur formën e unifikimit”.

Njëra prej të larguarve, Shamolli Mustafa, ka thënë për Klan Kosovën që pas përçarjeve që kishin filluar me humbjen e tyre në zgjedhjet e fundit lokale, ata ishin munduar ta zgjidhin këtë situatë por sipas saj ishin injoruar nga kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa.

Kështu, ajo ka pohuar se kanë vendosur që t’i bashkohen Osmanit për të cilën tha se është e vetmja që nuk ka ikur nga premtimet që ua ka dhënë qytetarëve.

“U munduam ta takojmë edhe kryetarin e partisë për te gjetur një zgjidhje, por as ai nuk e pa te arsyeshme përpjekjen për unifikim te degës. Ne shterëm te gjitha mundësitë për bashkim dhe për të mos shkelur tutje parimet tona dhe për të qëndruar besnik ndaj premtimeve që LDK i kishte dhënë para zgjedhjeve, vendosem te takohemi me njeriun e vetëm që nuk ka dalë nga premtimet që ju dha qytetarëve, dhe kjo eshte Vjosa Osmani.

Postime të ngjashme

Molliqaj kritikon Kurtin rreth takimit me Lajçakun

S.B.

Kurti në Lezhë: Na ndalon Kushtetuta për bashkim kombëtar

S.B.

LVV jep detaje për takimin e Kurtit dhe Lajçakut

S.B.

Marshohet kundër dyshimit për manipulim të votave nga Lista Serbe

S.B.

Lajcak në Kosovë/ Procesi i dialogut të përmbyllet në mandatin Kurti-Osmani

S.B.

Hoxhaj kërkon nga Lajçak kërkim falje lidhur me çështjen e hartës së Kosovës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...