Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Laschet dëshiron kryesinë e CDU-së dhe kandidaturën për kancelar

Zhurnal Ads

Kryeministri i Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet (CDU) pretendon edhe kandidaturën për kancelar të Gjermanisë, po të zgjidhet kryetar i CDU-së në janar. Lascheti e përjashton heqjen dorë nga kandidatura në favor të Ministrit Federal të Shëndetësisë Jens Spahn. Dega e CDU-së e Renanisë-Veriore-Vestfalisë kishte pasur arsye të forta kur e propozoi atë për postin e kryetarit federal të partisë, i tha Laschet televizionit WDR. “Kjo mbetet. Kështu e sheh edhe Jens Spahn”.

Deklaratat e fundit në lidhje me kandidaturën për kancelar Laschet i bëri gjatë xhirimeve të filmit “Ballafaqimi. Markus Feldenkirchen takon Armin Laschet” që do të transmetohet këtë të enjte.

Kandidati për kryetar të ri të CDU, Armin Laschet reagoi me këtë ndaj popullaritetit në rritje të Ministrit Federal të Shëndetësisë në pandeminë e Coronas dhe pakënaqësisë në CDU me tre kandidatët e deritashëm për kryesinë e partisë.

Shqetësim për përçarje

Në fillim të vitit, Spahn, i cili vjen nga Münsterland, vendosi të kandidojë si zëvendës i Laschet-it. Në shumë sondazhe, Jens Spahn tani është përpara kryeministrit të  Renanisë-Veriore-Vestfalisë. Ai është shumë popullor edhe brenda CDU-së.

Kur u pyet pse po kandidon jo vetëm për kryesinë e partisë, por edhe për të pasuar Angela Merkel-in, Lascheti tha se ishte i shqetësuar për një ndarje të thellë në vend pas pandemisë. “Ju tashmë mund të shihni agresionin në shoqëri. Do të jetë detyrë kryesore të mbajmë vendin tonë së bashku kur Angela Merkel të mos jetë më kancelare”.

Kritika ndaj Merzit

Lascheti kritikoi edhe konkurrentin e tij për kryetar të partisë, Friedrich Merz. Ai ka shkarë përsëri në modelet e sjelljes para 20 vjetësh, kur u grind me Angela Merkelin. Që Merz tani po e vazhdon këtë luftë kundër tij, “kjo është thjesht çmenduri”.

Lascheti tha se nuk është i shqetësuar për prapambetjen në sondazhe ndaj kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder. “Unë kam parë kaq shumë figura të ndritshme”, tha Laschet, duke përmendur ish-kandidatin e SPD për kancelar, Martin Schulz dhe paraardhësen e tij në krye të landit, Hannelore Kraft, si shembuj të popullaritetit të lartë, por “pas tre muajsh nuk kishte mbetur asgjë”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Iran/ Rritet bilanci i viktimave, shënohen mbi 14 mijë raste të reja me Covid-19

S.B.

Evropa në izolim gjatë festave

T E

Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Gruas: Shumë vrasje në Gjermani

S.B.

Presidenti rus është sëmurë? Putin “mbytet” nga kolla gjatë një mbledhje online (VIDEO)

S.B.

Stjuardesa gjendet e vdekur në vaskën e hotelit, 11 të akuzuar për përdhunimin e vrasjen e saj

T E

BE-ja i kërkon Britanisë të marrë vendim për marrëveshje eventuale tregtare

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...