Sport

Laura Fazliu, shpallet nënkampione e Evropës për juniore

Zhurnal Ads

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medalje të argjendtë në kampionatin evropian për juniorë që po mbahet në Kroaci.

Fazliu në finale të kategorisë deri 63 kilogramë pësoi nga çekja Renata Zachova. Zachova realizoi gjuajtje për Ippon në kohën shtesë.

Xhudistja çeke është përgatitur edhe në Kosovë për Evropian.

Për Fazliun është hap para në karrierë vendi i dytë në Evropian. Ajo vjet ishte e treta në Evropë për juniore, ndërsa kishte fituar edhe medalje të bronztë botërore.

Fazliu mposhti azerbajxhanasen Sudaba Aghayeva, francezen Rania Drid dhe serben Anja Obradoviq. 

Postime të ngjashme

United gati t’i shpenzojë 40 milionë euro për mbrojtësin e ri portugez, David Carmo

XH,I

Conte: Kam qenë pranë të bëhem trajner i Realit

XH,I

Carragher: Liverpooli duhet ta zëvendësojë Van Dijkun me Dayot Upamecanon në janar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...