Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Lazanje me mish pule dhe kërpudha të thata

Përbërësit:

▪ 400 gr. pasta për lazanje
▪ 500 gr. çfarëdo mishi pule
▪ 200 gr. kërpudha të thata
▪ 100 gr. qepë
▪ 100 ml verë e bardhë
▪ vaj, kripë
▪ 200 gr. domate (pa lëkurë)
▪ 200 gr. djathë ‘Parmixhano’ i grirë

Salca beshamel

▪ 70 gr. miell i bardhë
▪ 100 gr. gjalpë
▪ 1 l qumësht
▪ 2 thelb hudhre të grira
▪ arrëmyshk i bluar
▪ kripë
▪ 100 ml. ajkë qumështi

Përgatitja:

Për të përgatitur një salcë beshamel, në gjalpë skuqim pak miellin dhe hudhrën e grirë, sa t’i ndjehet aroma. Shtojmë qumështin e vluar, kripën, arrëmyshkun dhe se bashku i ziejmë. Në fund, shtojmë ajkën për të përfituar një beshamel, disi më të hollë.

Mishin e pulës e presim në rriska të holla. Në vaj të nxehtë, skuqim qepën e grirë, shtojmë mishin e pulës dhe kërpudhat e grira.

Shtojmë verë të bardhë dhe presim, që vera të avullojë, e pastaj i hedhim kripë.

Fundin e enës e lyejmë me pak salcë beshamel dhe e mbulojmë me disa peta brumi për lazanje. Sërish, shtojmë pak salcë, të cilën e përziejmë me mishin e skuqur, me ‘parmixhanin’ dhe me domate, të prera në copa.

Këtë proces, e përsërisim tri herë, në krye le të jetë salca beshamel, djathi dhe domatet e prera në copa.

Në fund, të gjithën e pjekim në furrë, në temperaturë 165 ‘C, për afro një gjysmë ore.

Postime të ngjashme

Ramstek me gjalpë të aromatizuar

D V

Kura e 40 arrave të pabëra, receta natyrale që duhet të përdorë kushdo që vuan nga tiroidet

D V

Petulla të mbushura me djathë kaçkavall, spec të kuq edhe kremviçe

D V

Hasude e pjekur, ëmbëlsira tradicionale që u pëlqen të gjithëve

D V

Byrek me patatet e reja të verës

D V

Makarona Penne me salsiçe të freskët dhe rukola

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...