Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Lazio-Inzaghi, për ditëlindje vjen rinovimi si dhuratë

Simone Inzaghi pritet të bëhet një nga trajnerët më jetëgjatë në Serinë A. Trajneri italian drejton bardhekaltërit prej 5 sezonesh dhe tani bëhet gati të zgjasë kontratën që pritet ta lidhë atë me Lazion edhe për 3 sezone të tjera deri në vitin 2024.

Presidenti Lotito dhe Dr. Sportiv, Igli Tare duket se i kanë bërë dhuratë për ditëlindjen më 5 Prill marrëveshjen ekonomike sipas të cilës, 44-vjeçari do të përfitojë 2.5 mln Euro në sezon.

Nuk do të jetë një rrugë e lehtë deri te firma pasi siç shkruhet në shtypin italian, Lazio fillimisht duhet të bëjë çmos që të sigurojë një vend në Champions League dhe rinovimi pritet ta shtyjë skuadrën të bëjë më mirë në 9 ndeshjet e ardhshme në Serinë A.

Kjo lëvizje e Lotitos i paraprin edhe zërave të merkatos që e shihnin Inzaghin drejt Juventusit pasi këta të fundit kanë vendosur që në verë të ndahen me Andrea Pirlon dhe Simone është në listë bashkë me Allegrin dhe Zidane teksa firma në kontratën e re do ta largonte përfundimisht këtë mundësi për trajnerin italian.

Postime të ngjashme

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Dafina Vidishiqi

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Dafina Vidishiqi

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Dafina Vidishiqi

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...