Lazio vazhdon interesimin për Adnan Januzajn

Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, mund të largohet këtë verë nga La Liga dhe të kalojë në Serie A, pasi Lazio ka shprehur interesim për të.

 

Sociedadi po konsideron një shitje për ish-anësorin e Manchester Unitedit përpara sezonit 2021/22, pasi ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin bask.

Sipas raporteve nga Mundo Deportivo, trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri, po synon të rrisë opsionet e tij në krahët e sulmit dhe Januzaj është njëri nga të pëlqyerit e tij dhe drejtorit sportiv Igli Tare.

Lazio interesohej për Jose Callejon të Fiorentinës, por klubi Viola thuhet se kërkon 4 milionë euro për 34-vjeçarin dhe Lazio është gati të paguajë vetëm 2 milionë për veteranin spanjoll.

Vështirësia e arritjes së marrëveshjes për Callejon ka hapur mundësinë e Januzajt si një alternativë, por Sociedadi do të duhet të ulë ndjeshëm çmimin e tij prej 10 milionë euro për reprezentuesin belg.

Baskët tashmë kanë rreshtuar yllin kroat Josip Brekalo si një zëvendësues të mundshëm të Januzajt, dhe djaloshi nga Istogu lehtë mund të transferohet te Lazio. 

Related posts

Edhe pse i frikësuar, Ronaldo bën tamponin ndaj COVID-19, Roberto Carlos nuk ndalej së qeshuri

D V

David Haye rikthehet me fitore në boks, i kërkon përballje Tyson Furyt

D V

Messi dhe Neymar nuk ftohen për ndeshjen e sotme të PSG-së ndaj Brest në Ligue 1

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com