Agjencia Zhurnal.mk

LB: Koalicioni jonë do të fitojë të paktën 61 deputetë

Shkup, 24 qershor – Lëvizja Besa, si pjesë e koalicionit “Mundemi”, e filloi fushatën sot nga Kërçova, duke zhvilluar takim me banorët e Zajazit dhe Tuhinit.

“Me qeverisjen e ardhshme dhe të re me Lëvizjen BESA në ekzekutiv, do të realizohen shumë projekte në të mirën e banorëve”, deklaron Bilall Kasami, kryetari i LB-së.

Ai theksoi se në takim dëgjoi problemet e shqiptarëve të këtyre vendbanimeve, duke vlerësuar se janë anashkaluar nga qeveritë e kaluara.

“Sa herë është premtuar autostrada Shkup-Bllacë nga BDI por askund nuk është dhe jo vetëm ajo por edhe shumë projekte tjera ekologjike nuk janë realizuar. Pastaj spitali në Tetovë duhet të jetë klinikë, pasi ajo mezi i plotëson kushtet për spital të thjeshtë. Ne jemi të bindur në fitoren tonë dhe se koalicioni jonë do të fitojë të paktën 61 deputetë dhe do të arrijmë që programin e premtuar ta realizojmë”, deklaroi Kasami,

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...