Shkup, 25 janar – Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit siç duket ka hyrë fuqishëm në Saraj. Pas kalimeve të disa ish funksionarëve të BDI-së në LD, sonte janë themeluar gjashtë nëndegë të partisë së Izet Mexhitit.
Siç mësohet, janë themeluar, nëndega në Radushë, Çajlanë, Matkë, Saraj, Svillare e Poshtme dhe Kondovë.
“Me kënaqësi ju njoftoj se sot ka nisur zyrtarisht procesi i punimeve për strukturimin e Lëvizjes Demokratike të Sarajit.
Disa vendbanime tashmë kanë filluar me punën e tyre por gjithashtu kam kënaqësi të theksoj se sot janë propozuar dhe zgjedhur kryetarët e disa këshillave vendor.
Në vijim ju prezantoj emrat e Kryetarëve Keshilliave Vendor dhe propozimet për antarë Dege:
#RADUSHË : Kryetar i Këshillit Vendor zgjidhet Adis Ramadani ndërsa antarë Dege Muhamed Rama.
#ÇAJLANË : Kryetar i Këshillit Vendor zgjidhet Faton Hamidi ndërsa antarë Dege Valdet Shabani.
#MATKË: Kryetar i Këshillit Vendor zgjidhet Sadri Sinani.
#SARAJ : Kryetar i Këshillit Vendor zgjidhet Fuat Murtezani ndërsa antarë Dege Dr.Besir Shabani.
#SVILLAREPOSHTME : Kryetar i Këshillit Vendor zgjidhet Adnan Osmani ndërsa antarë Dege Naser Muharemi.
#KONDOVË: Kryetar i Këshillit Vendor zgjidhet Agim Berisha ndërsa antarë Dege Sunaj Ramadani.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e këtij procesi dhe të kontriburojnë me idetë dhe energjinë e tyre për të mirën e përbashkët” thonë nga LD-ja Saraj.
https://www.facebook.com/muhamed.elmazi.50/posts/4011776109111494?ref=embed_post