Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

LD: LSDM të përmirësojë gjendjen në shtet, nuk ka kushte për koalicion LSDM-VMRO

Shkup, 8 mars – Zhurnal.mk – Lidhja Demokratike vlerëson se nuk ka kushte që të formohet Qeveria e mbështetur nga LSDM dhe VMRO-DPMNE sepse, siç thonë nga kjo parti politike, as oferta nuk është serioze, e as përgjigja nuk është e sinqertë, informon Zhurnal.

Kryetari i kësaj partie konsideron se Qeveria duhet të përkushtohet të punojë në luftën kundër pandemisë.

“Përshkak kësaj, në vend të grindjeve të kota, konsiderojmë se Qeveria duhet me përkushtim të punojë në luftën efikase kundër pandemisë (veçanërisht në furnizimin e vaksinave), debllokimin e eurointegrimeve,, reforma në sistemin gjyqësor dhe dekriminalizimin, stabilitetin në shtet dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatën e partisë.

Aty shtohet se edhe partitë opozitare duhet në mënyrë më përgjegjëse të veprojnë dhe të mbështesin projektet ligjore lidhur me menaxhimin me pasojat nga kriza shëndetësore dhe ndërtimin e një shoqërie rreth çështjeve shtetërore dhe kombëtare.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...