Agjencia Zhurnal.mk

LD: “Non-paper” francez është qëllim i sinqertë për perspektivën evropiane, jo alibi

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Lidhja Demokratike e Maqedonisë vlerëson se propozimi i ri i Francës për ridefinimin e procesit për anëtarësim në BE, paraqet qëllim të sinqertë me të cilën konfirmohet perspektiva evropiane e Maqedonisë, ndërsa jo alibi për veton e dhënë në Samitin e BE-së në tetor.

“Është fakt i padiskutueshëm që ne kemi mbetur pas reformave në fusha të caktuara, veçanërisht në gjyqësor, administratë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, një propozim i ri joformal i Parisit bazuar në parimet e pranimit gradual, kushteve më të rrepta, përparimit të prekshëm dhe kthyeshmërisë mund të përfaqësojnë nxitimi i vërtetë i reformave në Maqedoni.

Ana pozitive e propozimit është ideja që vendet kandidate të kenë qasje deri tek struktura e fondeve të BE-së, si dhe kontroll më të rreptë të realizimit të obligimeve në planin reformues.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...