Agjencia Zhurnal.mk

LD: Partitë të mos shpërndajnë gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Lidhja Demokratike e përshëndetë vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të shqyrtojë kërcënimet kundër gazetareve Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska, transmeton Zhurnal.

Lidhja Demokratike e mbështetë dhe vendimin e drejtoreshës të Regjistrit Qendror që të largojë nga puna kërcënuesin Emill Jakimovski.

Nga kjo parti bëjnë thirrje që Prokuroria menjëherë të hapë lëndë për këtë rast, si dhe për të gjitha rastet tjera për kërcënim për dhunë fizike, gjuhë të urrejtjes, diskriminim ndaj gazetarëve.

Lidhja Demokratike thërret partitë nga pushteti dhe opozita, para se gjithash LSDM dhe VMRO-DPMNE, që të ndalojnë të kontaminojnë rrjetet sociale me gënjeshtra, propagandë partiake dhe gjuhë të urrejtjes kundër kundërshtarëve politik dhe gazetarëve kritik dhe mediave.

“Roli i mediave në periudhën parazgjedhore është me rëndësi të veçantë për garë demokratike dhe fer zgjedhore. Gazetarët duhet të informojnë lirshëm dhe pa kërcënime nga presione politike dhe çfarëdo tjetër. Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale duhet të sanksionohet”, thuhet në kumtesën e sotme të Lidhjes Demokratike./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...