Maqedoni

LD përshëndetë iniciativën për lista të hapura në zgjedhje

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator – zhurnal.mk – Lidhja Demokratike përshëndetë iniciativën e ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq për ndryshim të modelit zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe sjelljen e listave të hapura, informon Zhurnal.

Nga kjo parti vlerësojnë se ky hap nuk është i mjaftueshëm për demokratizimin e sistemit politik dhe kushte të drejta për garë zgjedhore të të gjitha subjekteve politike.

“Lidhja Demokratike konsideron se periudha pas përfundimit të zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë është momenti më i duhur për ndryshim të modelit zgjedhor dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për këtë, propozojmë të formohet një gurpë punuese e përbërë nga deputetë dhe ekspertë të cilët në tre muajt e ardhshëm do t’i përgatisë ndryshimet e kodit zgjedhor. Grupa punuese duhet të përgatitë analizë të thellë të modelit zgjedhor dhe të propozojë ndryshime të cilat do të mundësojnë shanse të barabarta për garë zgjedhore për të gjitha partitë politike”, thonë nga LD.

Nga kjo parti propozojnë që Maqedonia e Veriut të mbajë modelin proporcional, por të ketë vetëm një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe pa prag zgjedhor. Me këto ndryshime, siç thonë, përbërja e parlamentit do të ketë pasqyrim real të përcaktimit të qytetarëve dhe do të demontohet “sistemi njëpartiak” i qeverisjes i cili sipas tyre, mundëson ndryshim të pushtetit vetëm nga dy parti politike dominante.

“Lidhja Demokratike thërret të gjitha partitë politike të vogla dhe të mëdha në Kuvend, që të qëndrojnë prapa idesë për ndryshim të modelit zgjedhor në njësi zgjedhore dhe me lista të hapura. Qytetarët meritojnë vullneti i tyre politik të respektohet dhe zëri i tyre të vlerësohet në mënyrë të vërtetë dhe të pasqyrohet në shtëpinë më të lartë ligjvënëse”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zbardhen detajet nga gjyqi ndaj Filan M, tentoi sulm me bombë në restorant

T E

Merkel apelon deri te Zaev dhe Borisov të merren vesh sa më shpejtë

XH,I

NP “Rrugët e Maqedonisë” do ta rrënojë objektin pa leje para QT “Mavrovasja”

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...