Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LD: Të mos shkelen vlerat themelore të ASNOM-it dhe antifashizmit

Shkup, 26 nëntor, zhurnal.mk – Lidhja Demorkatike ka ftuar funksionarët më të lartë shtetërorë që po negociojnë me Republikën e Bullgarinë që të gjejnë zgjidhje të largojnë bllokadën për fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian, të respektojnë dinjitetin e popullit maqedonas, identitetin maqedonas dhe gjuhën, luftën ndërshekuj për liri kombëtare dhe të mos pranojnë zgjidhje që paraqesin revizion të ndodhive historike, transmeton Zhurnal.

“Kryeministri, ashtu si çdo qytetarë maqedonas, kanë të drejtë në qëndrim personal për mardhëniet me Republikën e Bullgarisë dhe për mënyrat për zgjidhje të kontestit, por ai e ka përgjegjësinë që atë me atë që thotë të mos lëndojë ndjenjat e maqedonasve dhe të gjenë zgjidhje që do ti mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëare”, thonë nga kjo parti.

Lidhja Demokratike kujton që lufta antifashiste dhe ASNOM-i janë themelet e shtetit maqedonas dhe nuk guxohet të lejohet relativizim të regjimit të atëhershëm fashist të fqinjit tonë lindor.

“Bullgaria dhe populli bullgar janë fqinjët tanë dhe miq dhe me ata duhet të ndërtojmë ardhmëri të përbashkët në Bashkimin Evropian. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me regjimin fashist të Car Boris dhe okupimin e Maqedonisë gjatë luftës së dytë botërore, me tentimet për denacionalizim dhe vuajtjet e popullit maqedonas me mijëra viktime që ranë në luftën për liri kombëtare. Por, kjo histori e vërtetë nuk mund të falsifikohet dhe të fshihet”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Lidhjes Demokratike.

Postime të ngjashme

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...