LDK-ja e konsideron të gabuar politikisht letrën e Gërvallës për Asociacionin

nga D V

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se letra e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, ku zotohet që do ta çojë një draftstatut të Asociacionit të punuar nga vetë Qeveria në Gjykatën Kushtetuese, është dërguar në adresë të gabuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas Gashit, Gërvalla e ka dërguar letrën te personi i gabuar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka kaluar votimin për Kosovën. Ndërkaq, e sheh edhe të humbur mundësinë që Kosova të anëtarësohet këtë muaj në Këshillin e Evropës.

“Letër e çuditshme nga kuptimi përmbajtjësor dhe procedural. Kjo letër dërgohet pasi Kosova ka mbetur jashtë diskutimit të Komitetit të Ministrave. Problemi i dytë është që kjo letër i drejtohet personit të gabuar. Asambleja  Parlamentare e ka kry punën e vet, nuk ke pse t’i thuash atij për Asociacionin. Një përgjigje natyrale e kryetarit të Asamblesë Parlamentare do të ishte ‘pse ma ke dërgu një letër mu’, kur kjo është jashtë fushës së Asamblesë Parlamentare. Raporti i Asamblesë Parlamentare nuk parasheh kërkesën për themelimin e Asociacionit. Pastaj problemi i tretë është deklarimi se do të dërgohet në Kushtetuese deri në fund të muajit. Pse është lënë deri në fund të muajit kur është ditur qe gjashtë muaj që mbledhja e Komitetit të Ministrave do të mbahet më 16 dhe 17 maj. Është veprim politikisht dhe taktikisht i gabuar dhe humbje për Kosovën. Kosova e ka humbur mundësinë që të merret vendim pozitiv për të në Këshill të Evropës”, ka thënë Gashi gjatë hyrjes në Kuvend.

Deputeti i LDK-së, ka folur edhe për marrëveshjet ndërkombëtare që pritet të votohen në seancë.

“Sot po fillon një seancë e re, po dëshmohet ajo që Lidhja Demokratike e Kosovës e ka deklaruar para disa ditësh që Kuvendi duhet t’i kryejë punët e veta, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen në Kuvend dhe është e panevojshme që të mbahen takime politike jashtëinstitucionale lidhur me punën e Kuvendit. Pra sot, pritet që disa prej marrëveshje ndërkombëtare të kalojnë edhe të jetë një fazë ku konfirmohen qëndrimet politike të LDK-së”, u shpreh Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More