LDK kandidon një grua për kryetare të Deçanit

Lidhja Demokratike e Kosovës synon t’ia marr Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës qeverisjen e Deçanit, duke kandiduar për kryetare të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit një grua.

 

Është deputeti i LDK-së nga Deçani, Armend Zemaj, ai që e ka bërë publik lajmin për kandidimin e Hyrie Dobrunajt për kryetare të Komunës së Deçanit.

“Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

“Të gjithë u bëmë  NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës”.

Më tej Zemaj ka shkruar se “aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur”.

“Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar”.

“Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe, Dobrunaj deri tani është gruaja e parë kandidate për kryetar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. 

Related posts

Kosovë, rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë të shtrirë në spitale

R Zh

PSD nuk merr pjesë në zgjedhje lokale, Qëndron Kastrati i lirë për t’u futur në garë

D V

Osmani për BBC: Edhe unë kam qenë refugjate, Kosova i pret afganët me zemërgjerësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com