Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

LDK mbledh sot Kryesinë, diskutohet për çështjen e presidentit

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë një takim, ku pritet të diskutohet për çështjen e presidentit.

Gentiana Azemi, zëdhënëse e LDK-së tha për Telegrafin se takimi i Kryesisë mbahet në ora 16:30.

Ndryshe, javën e kaluar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Abidxhiku kishte thënë se takimi me Osmanin ka qenë pozitiv, transmeton Telegrafi.

“Kemi diskutuar për çështjen e presidentit, takimi ishte i frytshëm, takimi ka qenë pozitiv, dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar për platformën që pretendentja për presidente, Vjosa Osmani dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj, kemi diskutuar rreth kësaj. Nuk kemi vërejtje rreth kësaj. Po ashtu kemi diskutuar për qëndrimin e saj karshi subjekteve politike”, tha ai.

Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK.

Postime të ngjashme

Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19

Dafina Vidishiqi

‘Fyerje, provokime dhe tone të larta gjatë takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel’

Dafina Vidishiqi

Limaj për takimin e Kurtit me Vuçiq: I shkeli premtimet

Dafina Vidishiqi

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Dafina Vidishiqi

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...