LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

Zyrtarët Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë thënë se edhe sa kanë qenë në Qeveri e kanë kundërshtuar “Mini shengenin” e që sot ka marrë emër të ri “Open Balkan”.

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se ata kanë kundërshtuar fuqishëm unionin doganor, gjatë vitit 2016.

“Në vitin 2016 kur LDK udhëheqte me Qeverinë, kur është propozuar unioni tregtar, brenda të cilit ka qenë unioni doganor, ne kemi kundërshtuar sa që kemi bindur edhe kryeministrin e Malit të Zi, e që bashkërisht e kemi kundërshtuar këtë. Ajo çfarë ka ndodhur sot dhe çfarë e kemi parë është çështje më e ndërlikuar për të cilën na duhen informacione. Ne e pamë që Qeveria e Kosovës as nuk ka qenë e ftuar zyrtarisht, andaj nuk është që mund të themi shumë. Për neve pikë nisje është procesi i Berlinit”, ka deklaruar ajo .

Ndërkaq, zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se përderisa Kosova nuk e gjen interesin e vet brenda kësaj iniciative, nuk ka arsye të merr pjesë.

“Kosova nëse nuk e gjen interesin e vet brenda kësaj iniciative do të ishte e dëmshme të jetë pjesë e saj. Nëse ne nuk kemi interes nacional, cila do të ishte arsyeja të jem pjesë e saj. Pjesa më e dëmshme ka qenë unioni doganor”, është shprehur ai.

Related posts

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë: Është koha e fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi

D V

Kusari-Lila: Qytetarët e Gjakovës në masë të madhe po kërkojnë që të jem kandidate për kryetare

D V

Dy shtetet mosnjohëse, Kina dhe Rusia pushtojnë tregun e Kosovës me mallra

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More