Ledri Vula humbi baraspeshën në skenë në një nga performancat e fundit

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është njëri nga më të kërkuarit në treg për mbrëmje e koncerte muzikore.

I njëjti ka qenë tejet i angazhuar gjatë gjithë verës me mbrëmje e ahengje të ndryshme teksa tani ka nisur turneun nëpër Evropë.

Kjo pasi në fund të muajit gusht me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus u ndaluan të gjitha tubimet përfshirë këtu dasmat, e klubet e natës.

https://cdn.jwplayer.com/players/m3IQWVdA-XTrGlTbj.html

Ai ka performuar mbrëmë (e shtunë) në një nga klubet në Zvicër së bashku me artistin Butrint Imeri, ndërsa nuk kanë munguar edhe me interpretimin e projektit të tyre të përbashkët “Dale”.

Në momentin kur po hynte në skenë, Ledri humbi baraspeshën dhe gati sa nuk u rrëzua.

I njëjti ka ripostuar videon e Imerit dhe me shaka shkroi: “Keq e kishin lënë pllakën”.

Ledri Vula (Foto: Instagram)

“Dale” ndërkaq në duet edhe me Kidën deri më tani ka grumbulluar mbi 55 milionë klikime në kanalin YouTube.

Related posts

A do ta veshë Paris Hilton Valentino në ditën e saj të dasmës?

D V

Adriana Matoshi me të dashurin në pushime: Çdo herë befasohem nga ky njeri i pashëm, i uroj çdo femre një burrë si ai

D V

Afërdita Dreshaj quan motrën dhe miket e ngushta dhuratë të ditëlindjes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More