Ledri Vula sjell një video përmbledhëse nga performanca e tij e zjarrtë në festivalin ‘Sunny Hill 2024’

nga D V

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka shkëlqyer me një performancë epike në festivalin ‘Sunny Hill 2024’, ku performoi në natën e tretë.

Ai arriti të rrëmbente zemrat e të gjithë të pranishmëve me talentin dhe hitet e tij të njohura të estradës.

Me një energji të papërmbajtshme dhe një listë të gjatë të këngëve hit, Ledri elektrizoi skenën dhe i mbajti të gjithë sytë të fiksuar tek ai.

Ledri Vula në festivalin ‘Sunny Hill 2024’ (Foto: Ledri Vula/Instagram)

Performanca e tij madhështore ishte një nga momentet më të paharrueshme të festivalit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që ishin prezentë.

Disa nga momentet më të fuqishme të performancës, Ledri i ndau me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet qartë atmosfera e zjarrtë që krijoi në skenë.

Si gjithmonë, ylli i muzikës hip-hop la mijëra persona gojëhapur, duke e konfirmuar edhe një herë pse ai është një nga artistët më të dashur dhe më të respektuar në skenën muzikore shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More