Agjencia Zhurnal.mk

Ledri zyrtarizon lidhjen, poston foton me të dashurën

Reperi Ledri Vula ka bërë një postim të papritur sonte ku zyrtarisht ka prezantuar të dashurën e tij para fansave të vet

Ledri, i cili është duke e shijuar suksesin e albumit të tij “10/10” dhe për ditën e nesërme ka paralajmëruar një këngë të re, ka postuar një fotografi bashkë me të dashurën e tij Sara Hoxha.

Kjo është fotografia e parë që Ledri e poston personalisht në faqen e tij në Instagram.

Ai kështu e ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Sarën.

Për një lidhje të tillë mes Ledrit dhe Sarës është spekuluar vazhdimisht nëpër media.

View this post on Instagram

💞

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Por, Ledri ka lënë pas thashethemet dhe tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen e tij.

Kujtojmë se Ledri është reperi që ka qenë më aktivi gjatë vitit 2020. Ai ka prezantuar për fansat e tij këtë vit një album dhe katër këngë.

Të enjten ai do ta lanson klipin e këngës “100” të cilën ai e ka xhiruar në Neë York dhe është një bashkëpunim i tij me Singullarin dhe Lyrical Son.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...