Lefkov: Kostadinovska – Stojçevska me kartelën zyrtare në Vjenë për katër net mori me qira banesë prej 1200 eurove

nga D V

Shkup, 28 gusht – Deputeti dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov sot në konferencë për shtyp kumtoi se ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, me kartelën zyrtare, në Vjenë, për katër net ka marrë me qira banesë tridhomëshe me pamje nga parku i qytetit, në vlerë prej 1200 euro.

Në vend se të marrë dhomë hoteli, siç tha. ajo me kartelën zyrtare me para të popullit ka marrë me qira banesë tridhomëshe prej 70 metrave katrorë në qendër të Vjenës, menjëherë afër Pallatit Koburg, Operës së Vjenës, hoteleve më elitare dhe selisë së OPEK-ut. Banesa prej 70 metrave katrorë është banesë në të cilën në Maqedoni jeton një familje katëranëtarëshe.

Për të udhëtuar në Vjenë, siç tha, Bisera Antoaneta ka blerë biletë aeroplani kthyese nga Ohri drejt Vjenës për 385 euro të cilat i ka paguar fillimisht privatisht, e më aps nga Ministria e Kulturës i ka marrë paratë në dorë, si reprezentacion.

“Nuk është e qartë çfarë ka bërë Antoaneta në Vjenë katë ditë? Cila ka qenë nevoja për këtë udhëtim dhe përse në vend të banesës luksoze tridhomëshe nuk ka marrë dhomë hoteli e cila është edhe deri katër herë më e lirë? Antoaneta presim përgjigje. Ndërkaq për shëtitjet e tua në Vjenë dhe si ke shpenzuar para të popullit vazhdojmë nesër”, paralajmëroi Lefkov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More