Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

Shkup, 2 mars – Mile Levkov, nga VMRO-DPMNE-ja në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat vlerëson se regjistrimi që filloi dje për diasporën është komprometuar që para se të fillonte të zhvillohej në mënyrë aktive. Lidhur me qëndrimet e kryetarit të Entit të Statistikave se çdo keqpërdorim i platformës së regjistrimit në Internet do të ndëshkohet në përputhje me rregulloret ligjore, Levkov tha se përgjegjësia për sigurinë e sistemit nuk duhet t’i hidhet popullit por për besueshmërinë e sistemit duhet të mbajë përgjegjësi njeriu i parë i institucionit.

“Zëvendësdrejtori tha: ‘Janë regjistruar 11, 049 persona.’ Lind pyetja – sa prej tyre kanë bërë vepër penale për çka keni paralajmëruar se do të paraqisni padi penale. ESHS-ja a do të mbledhë të dhëna për shtëpitë dhe popullsinë apo do të paraqesë padi penale?  Me këtë ritëm, me të cilin keni filluar, nëse kemi 200 njoftime të tilla, i gjithë shërbimi juaj duhet të përqendrohet në shkrimin e padive penale,” tha Levkov.

Gjatë ditës së sotme, një grup informaticientësh njoftuan se platforma e internetit për regjistrimin e mërgimtarëve, e cila pretendohej të ishte në dispozicion vetëm për adresat e internetit jashtë vendit, mund të arrihet edhe nga Maqedonia, duke përdorur mjetin VI PI-En.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...