Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Lefter Maliqi: Kurimi i COVID në shtëpi mbi 1 mln lekë, qeverisja e Ramziut vrastare

Deputeti Lefter Maliqi akuzon qeverinë se po zhvat dhe vret qytetarët me neglizhencën e saj në trajtimin e koronavirusit.

Ligjvënësi i referohet denoncimeve të qytetarëve gjatë ditëve të fundit, të cilët kanë treguar eksperiencat e tyre me luftën ndaj COVID-19. Në një rast, një qytetari i ka kushtuar mbi 1 mln lekë kura për virusin.

Ndërsa qytetarët e tjerë denoncojnë vonesat në bërjen e testimeve dhe nxjerrjen e përgjigjes së tamponit.

Deputeti Maliqi thotë se realiteti është krejt tjetër nga propaganda qeveritare me filma dhe video nga spitalet COVID.

Postimi i Lefter Maliqit
Qeverisja vrastare e Ramziut – Fatura për kurimin në kushte shtëpie, mbi 1 milion lekë
Të dashur shqiptarë!

Keqardhje e madhe që jemi të detyruar të durojmë deri në Prill, këtë qeveri të papërgjegjshme, që edhe këta muaj të mbetur, po na e pi gjakun pamëshirshëm.

Duke e patur mendjen te babëzia e korrupsioni, kjo qeveri po merr jetët e shqiptarëve me neglizhencë dhe papërgjegjshmëri në sistemin shëndetësor. 

Secili nga ju tashmë e ka provuar të paktën me një rast infektimni në rrethin e njohur, dhe e dini fare mirë se si është realiteti, që nuk ka asnjë lidhje me propagandën që bën përditë Rilindja.

Në rastin më të mirë, tamponi të merret 3-4 ditë me vonesë nga momenti i kërkesës së qytetarit, shto edhe 3-4 ditë të tjera kur të vjen përgjigja, dhe bëjeni vetë llogarinë fatale. Sikur kjo të mos mjaftonte, shqiptarëve që po kurohen privatisht në banesë, vetëm një prej ilaçeve të domosdoshme, e që shitet kontrabandë dhe vetëm me mik, kushton 300 euro.

Bëjeni vetë llogarinë se sa shkon fatura rrjepëse e të gjithë fazës së kurimit. Ndërsa Ramziu çon ERTV-në ekskluzivisht në spitale për të bërë filma propagandistiko-elektoralë.

Pikërisht në spitalet, ku 4 shqiptarë janë hedhur nga dritaret dhe kanë humbur jetën. Pasi e varfëroi, shpopulloi, kriminalizoi, këtë vend, tani Ramziu dhe Rilindja e tij po i rrjep shqiptarët edhe në dyluftimin me vdekjen.

Kjo është thjesht qeverisje fatale!

Postime të ngjashme

Paloka: Na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën

T E

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

T E

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

Presidenti Meta viziton familjen e Klodian Rashës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...