Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Legalizimi i marihuanës? Xhaferi: Ne nuk jemi Holandë

Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për “Utrinski Birfing” tha se tema për legalizimin e marihuanës është përshpejtuar, pasi siç tha ende s’janë krijuar kushtet për një gjë të tillë.

Ai tha se Maqedonia e Veriut nuk është Holandë, por siç shtoi nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e ka ndërmend ta bllokojë.

“Debati çdoherë është i nevojshëm, por duke shikuar perceptimin e qytetarëve në përgjithësi, vlerësoj se tema për dekriminalizimin dhe depenalizimin e marihuanës është e përshpejtuar. Kur bëhet fjalë për qëndrimin e përgjithshëm të qytetarëve, mendoj se tek shumica sundon perceptimi se parakushtet, mentaliteti dhe kuptimi në krahasim me këto çështje nuk janë njësoj me ato të Holandës, ne s’jemi Holandë. Për këtë mendoj se duhet debat më i gjerë, por nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e kam ndërmend ta bllokojë”, deklaroi Xhaferi.

Postime të ngjashme

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...