Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi

nga D V

Drita ka shënuar fitore ndaj Audas pas vazhdimeve me rezultat 3-1, duke kaluar në play-off të Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë gjiganti polak Legia Varshava, një rival i njohur për gjilanasit.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit zhvilluan ndeshje të madhe sonte, duke fituar ndaj Audas, për të prekur play-offin e Ligës së Konfernecës për herë të parë në histori. 

Kundërshtari i radhës është Legia e Varshavës, një kundërshtarë që Drita është përballur më parë ndaj tyre, pasi që u takuan në vitin 2020, ku polakët fituan 2-0, pasi në atë vit zhvillohej vetëm një ndeshje shkaku i Covid-19. 

Te Legia së fundmi luajtën Erneast Muci dhe Qëndrim Zyba, ndërsa aktualisht pjesë e tyre është Jurgen Çelhaka. 

Legia është klubi më i madh polak pasi që deri më tani ka fituar 15 tituj kampioni, 20 Kupa të Polonisë dhe 5 Superkupa të Polonisë. 

Sipas transfermarkt, Legia vlen 27 milionë euro, ndërsa në play-off arriti pasi fitoi ndaj Brondbyt, që kishte eliminuar Llapin. 

Portugezi Gonçalo Feio është trajer i Legias, ndërsa lojtarët kryesorë janë Jean Pierre Nsame (2.8 milionë euro), Ruen Vinagre (2.4 milionë euro), Luquinhas (2 milionë euro) dhe Jurgen Elitim (1.8 milionë euro). 

Drita në anën tjetër vlen 5 milionë euro, por është një skuadër që ka zhvilluar gjithmonë ndeshje të mëdha ndaj rivalëve të mëdhenjë si Victoria Plzen, dhe Feyenoord.  

Ndeshja e parë zhvillohet në Poloni më 22 gusht, ndërsa pas shtatë ditësh Drita e pret Legian në “Fadil Vokrri”.  

Drita deri më tani ka siguruar 900 mijë euro, ndërsa ndaj Legias do të luajë për 2.9 milionë euro, por edhe për lavdi, pasi do të bëhej klubi i dytë shqiptar që arrin në fazën e grupeve të Ligës së Konfernecës pas Ballkanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More