Legjenda angleze i bindur se Salah do të mbetet te Liverpooli

nga D V

Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer, ka shprehur besimin se Liverpool do të arrijë marrëveshje me golashënuesin e tyre më të mirë, Mohamed Salah, për një kontratë të re.

Kontrata aktuale e Salah skadon në fund të sezonit, por pasiguria rreth të ardhmes së tij nuk ka pasur ndikim negativ në paraqitjet e tij.

Legjenda angleze Alan Shearer beson se Salah është në formën më të mirë të jetës së tij dhe nuk pret që Liverpool ta lërë 32-vjeçarin egjiptian të largohet.

“Unë mendoj se nuk ka dyshim se ky është versioni më i mirë i Mo Salah që kemi parë ndonjëherë. Më herët këtë sezon, thashë se duhet të presim të paktën 1% rënie të formës së tij për shkak të situatës së kontratës, por kjo nuk ka ndodhur fare. Përkundrazi, ai duket se po bëhet më i mirë dhe më i fortë me zhvillimin e sezonit.

“Nuk ka ende asnjë lajm në lidhje me situatën e kontratës së tij, por do të habitesha nëse Liverpooli nuk do ta zgjaste qëndrimin e tij për të paktën një vit ose dy. Humbja e Mo Salah do të ishte një goditje e madhe për Liverpoolin dhe Premier League, sepse ai është një lojtar legjendar.

“Për momentin, duket sikur çdo lëvizje që ai bën të çon në një gol ose një asist. Të mërkurën mbrëma, Lewis Hall luftoi kundër tij, por nganjëherë Salah tregoi akoma aftësinë e tij të jashtëzakonshme. Ai është padyshim një legjendë e Ligës Premier “, tha Shearer.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More