Legjenda e Liverpoolit e cilëson Sanchon si sulmuesin anësor më të mirë në botë

Anglezi Jadon Sancho është quajtur si anësori sulmues më i mirë në futbollin botëror, pasi më në fund nënshkroi një transferim te Manchester Unitedi.

 

United njoftoi nënshkrimin e Sancho nga Borussia Dortmund të premten pasdite pas një saga të gjatë transferimi.

21-vjeçari kushtoi 73 milionë funte apo 85 milionë euro dhe legjenda gjermane e Liverpoolit, Dietmar Hamann beson se ai Unitedi e ka blerë sulmuesin anësor më të mirë në futbollin botëror.

“Është një sezon i madh për Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United gjithashtu dhe unë pres që Jadon Sancho të jetë një yll në Old Trafford”, ka thënë fillimisht Hamann për Racing Post.

“Unë kam parë rrallë një sulmues anësor që mund të driblojë kundërshtarin e tij aq lehtë, ai lëviz shpatullën dhe thjesht kalon mbrojtësit”.

“Sancho mund të shkëlqej si Marcus Rashford dhe Paul Pogba gjithashtu në United”.

“Duke e parë atë në Bundesliga, ai i bën lojtarët e tjerë më të mirë, duke krijuar shanse dhe duke tërhequr mbrojtësit nga pozicioni, dhe ne pamë paraqitje të shkurtër të kësaj në fitoren çerekfinale të Anglisë kundër Ukrainës në Euro 2020”.

“Unë isha i befasuar që ai ishte periferik në këtë turne, ai do të ishte zgjedhja ime e parë si menaxher”.

“Sipas mendimit tim, Sancho, jo ​​vetëm që është anësori më i mirë i Anglisë, por ai është anësori më i mirë në futbollin botëror dhe tifozët e Unitedit duhet të jenë shumë të ngazëllyer për kthimin e tij në Mançester”, përfundoi gjermani.

Sancho u bashkua me Dortmundin nga rivalët e hidhur të Unitedit, Manchester City, si një 17-vjeçar në vitin 2017, pasi ishte i zhgënjyer nga mungesa e kohës së lojës në Etihad dhe pastaj shkëlqeu te klubi nga Bundesliga.

Ai shënoi 50 gola dhe regjistroi 64 asistime në 137 paraqitjet e tij për Dortmund, duke i ndihmuar ata që të fitojnë DFB-Pokal sezonin e kaluar.

Related posts

“Si t’i shpjegoj djalit tim se asnjë ekip nuk më do?”, Wilshere vjen me një intervistë ku tregon histori interesante nga karriera

Redaksia

Admir Mehmedi “i tronditur” me vendimin e Van Bommel pasi holandezi nuk e përfshiu në listën e skuadrës për Ligën e Kampionëve

D V

Pas katër vitesh, merr fund kontesti gjyqësor mes Neymar dhe Barcelonës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com