Agjencia Zhurnal.mk

Legjenda e Unitedit: De Gea mund të luajë edhe dhjetë vjet

Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, i ka dalë në mbrojtje David de Geas për ta mbajtur pozitën e portierit të parë të Djajve të Kuq edhe për një dekadë, pas kritikave të shumta drejt portierit spanjoll së fundi.

29-vjeçari David De Gea është përballur me kritika gjatë javëve të fundit për një numër të golave të pësuara gjatë këtij sezoni, së fundi kundër Bournemouthit dhe Tottenhamit.

Legjendat e klubit, si Roy Keane, Rio Ferdinand dhe Gary Neville, e kanë kritikuar publikisht portierin për ato paraqitje të tij, përderisa është spekuluar se Dean Henderson, i cili për momentin është i huazuar në Sheffield United, do t’ia zërë spanjollit vendin sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Schmeichel i ka dalë në mbrojtje spanjollit dhe pret që ai të mbetet portieri i parë në një periudhë më afatgjate.

“Ai ka qenë i mrekullueshëm për ne, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ai qëndroi këtu gjatë periudhës më të vështirë të historisë moderne të Manchester Unitedit”, ka thënë ish-portieri i Manchester Unitedit.

“Ai është shpallur katër herë Lojtari i Vitit. Kjo e tregon vetë historinë e paraqitjeve të tij në klub. Është e thjeshtë ta fajësosh portierin, por unë s’do ta bëj këtë gjë. Mendoj se atij i duhet pak kohë për t’u mësuar me stilin e ri të lojës të klubit”.

“David është numri 1 i jonë, ai është ende i ri. Mund të luajë edhe për dhjetë vjet. Le ta mbështesim atë. Ne duhet t’i mbështesim lojtarët që i kemi sepse e dimë që kemi lojtarë të mirë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!