Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Lehona e vdekur nga Ohri dhe burri i vdekur nga Manastiri nuk kanë pasur Kovid-19

Shkup, 1 prill – Rezultatet e dy personave, të cilëve pas vdekjes u janë marrë kampione për testim për Kovid – 19, një burri 66-vjeçar nga Manastiri dhe një lehone nga Ohri, që vdiq mbrëmë në Klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Shkup, janë negativë për Kovid – 19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Burri në moshën 66-vjeçare, i cili u gjet i vdekur më 30.03 nga ana e MPB-së derisa kryente kontrollim rutinor të personit në vetizolim shtëpiak në Manastir, është negativ për koronavirus. Kampioni ishte marrë ditën e njëjtë nga Qendra për Shëndet Publik në Manastir dhe ishte dërguar në Shkup për analiza. I ndjeri, pasi u kthye nga Anglia, ishte në izolim 14-ditor, i cili duhej të përfundonte më 30 mars. Nga komorbiditetet e njohura, ai kishte diabet dhe hipertension”, theksojnë nga Ministria.

Negativ në Kovid-19 është edhe rezultati i lehonës nga Ohri që vdiq mbrëmë në Klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Shkup. Pacientja 37-vjeçare, theksojnë është sjellë dje pasdite në Shkup me autoambulancë në gjendje të lartë febrile dhe me fetus të vdekur.

Siç njoftoi Klinika e gjinekologjisë dhe obstetrikës pas mbërritjes, pacientes menjëherë i është bërë laborator i plotë dhe i është marrë bris për Kovid-19. Mjekët e kanë hequr në mënyrë kirurgjikale fetusin, ndërsa nga barku i nënës është evakuuar qelb. Shkaku i vdekjes me siguri është sepsa (helmimi i gjakut) me trombembolizëm masiv. Pacientja është dërguar për autopsi pas së cilës do të ketë diagnozë të saktë.

Sipas raportit të Klinikës, ka qenë një paciente jashtëzakonisht obeze, me peshë trupore rreth 150 kilogram, me tension të lartë dhe takikardi, e cila nuk kishte lëvizur fare në pesë muajt e fundit dhe sipas mjekëve të Ohrit, pacientja nuk i ka kryer kontrollet e nevojshme gjinekologjike, qëndron në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...