Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Lehtësohen masat kufizuese, sot pa orë policore, prej nesër fillon në mesnatë

Shkup, 12 maj – Zhurnal – Orë policore sot nuk do të ketë për shkak të Ramazan Bajramit, ndërsa tashmë prej nesër do të shkurtohet dhe do të zgjasë nga mesnate deri në orën 4 në mëngjes. Qeveria dje i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe i lehtësoi masat kufizuese deri më 18 maj.

Vazhdohet edhe orari i punës të objekteve të hotelerisë deri në orën 23.30, por ato edhe më tej do të jenë të hapura në tarracat verore, ndërsa përjashtim nga ky kufizim janë objektet hotelerike në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportin “Shën Apostoll Pavle” në Ohër, si dhe pjesa për ushqim në hotele, motele, hostele dhe pansionet për personat të cilat janë akomoduar në ato objekte.Nga nesër fillojnë të punojnë palestrat, klubet e fitnesit, qendrat sportive dhe këndet e lojërave por në këto ambiente është e detyrueshme të respektohen protokollet e punës.

Lejohet edhe organizimi i ngjarjeve dhe aktiviteteve të ngjashme publike në përputhje me protokollet e punës, pra deri në 30 për qind të kapacitetit të objekteve brenda objekteve dhe deri në 50 për qind të plotësimit të hapësirës së hapur.

Ngjarjet sportive edhe më tej të organizohen pa praninë fizike të publikut.Tani për tani, siç të hënën deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, mbetet ndalesa për dasma dhe koncerte, ndërsa është herët edhe për mosmbajtjen e masave në ambient të hapur.

“Ende është herët të jepet rekomandim i përgjithshëm që maskat të mos mbahen në ambient të hapur”, deklaroi Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, duke shtuar se duhet të pritet edhe një deri në dy javë për një rekomandim të këtillë.

Si pjesë e lehtësimit të masave është edhe heqja e ndalesës për përdorim të pushimeve vjetore për punonjësit shëndetësorë dhe rritja e numrit  të fëmijëve në kopshte, numri i fëmijëve mund të rritet deri në 15 në grupet arsimore deri në dy vjeç dhe deri në 20 fëmijë në grupet arsimore nga 2-6 vjeç.

Propozimin për lehtësimin e masave të hënën e miratoi Komisioni për Sëmundje Infektive mbi bazë të gjendjes epidemiologjike, gjegjësisht ulja e numrit të të infektuarve të rinj dhe lirim të një pjese më të madhe të kapaciteteve spitalore.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...