Agjencia Zhurnal.mk

Leicesteri refuzon ofertën e parë të Cityt për Soyuncun

Leicester City po shikohet si ‘market’ nga skuadrat e mëdha angleze.

Yjet e ish-kampionëve të Anglisë po kërkohet me ngulm nga Chelsea, Manchester United, Liverpool e Manchester City.

E kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City po synon transferimin e mbrojtësit turk Caglar Soyuncu.

Citizens kanë bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Leicesterit, ofertë që është refuzuar menjëherë.

Skuadra e Pep Guardiolës ka ofruar 45 milionë euro, por që kjo shumë nuk i ka lënë përshtypje klubit anglez.

The Sun ka raportuar se Leicester e vlerëson shumë yllin e tyre dhe nuk duan ta largojnë pa fituar së paku 75 milionë euro.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse kampioni në fuqi i Anglisë do të tentojë me një ofertë të dytë për transferimin e Soyuncus. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...