Lejohet 50 për qind e kapacitetit të sallave për ngjarje kulturore, ndeshje sportive për të rinj pa certifikatë për vaksinë

Shkup, 13 tetor – Në propozim të Komisionit për sëmundje infektive, Qeveria sot në seancën e saj të 112 -të solli konkludim për ndryshim të Protokollit për organizimin e ngjarjeve në hapësirë të mbyllur në teatro, kinema, filarmoni dhe objekte të tjera, me çka rritet në 50 përqind të kapacitetit të lejuar në sallë me publik në vend të 30 për qind të deri tanishme të kapacitetit.

Lidhur me këtë protokoll, siç informoi pres-shërbimi qeveritar, vendoset edhe kushti që vizitorët të jenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër KOVID-19, ndërsa mbetet detyrimi i organizatorit t’i zbatojë dhe kontrollojë të gjitha masat e tjera parandaluese të rekomanduara për parandalimin përhapjen e virusit dhe organizimin e një shërbimi të zbatimit të ligjit për të kontrolluar masat.

Në këtë seance është pranuar rekomandimi i Komisionit për sëmundje infektive për të pranuar kërkesën e

Agjencisë për rini dhe sport për të lejuar organizimin dhe pjesëmarrjen në gara në të gjitha sportet në kategoritë e pionierëve, të rinjve dhe kadetëve pa një certifikatë vaksinimi të bashkangjitur, përfundoi se rekomandimi mbetet për të vaksinuar të gjithë ata për të cilët është miratuar vaksinimi, përfshirë fëmijët dhe adoleshentët 12 vjeç e lart.

Qeveria sot solli ndryshime dhe plotësime të Protokollit për realizimin e procesit edukativo-arsimor dhe solli konkludim se fëmijët me nevoja ose aftësi të kufizuara të veçanta mund të lirohen nga detyrimi për të mbajtur maskë në shkolla nëse paraqesin një certifikatë mjekësore për gjendjen e tyre.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e pranoi informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë se do të sigurohen sasitë e nevojshme të mjeteve dezinfektuese në njësitë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme locale si përgjigje e kërkesës së Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Related posts

MASH nuk dorëzohet nga reformat në arsim, ato fillojnë nga shtatori

Z H

Zaev-Pasarivakis: Gjithçka që bëjmë është për më shumë investime dhe zhvillim ekonomik

Z H

Ndërtimi i Pishinës në Çair po bëhet realitet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More