Agjencia Zhurnal.mk
Dossier

Leka Zogu I për Business Day (1990) : “Shqiptarë, të ngrihemi kundër regjimit ateist dhe tiran!

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Janar 2021

“L’Unità” ka botuar, të shtunën e 6 qershorit 1990, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Leka Zogut I për “Business Day”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Trashëgimtari i fronit të Tiranës do të hedhë mesazhe nga balona 

Mesazhet drejtuar popullit shqiptar për të përmbysur qeverinë komuniste do të hidhen nga një balonë : këtë e ka premtuar pretendenti i fronit të Shqipërisë Leka, djali i Zogut të parë, i cili mbretëroi nga viti 1925 (1928) deri në 1939. Leka, i cili ka jetuar në Afrikën e Jugut për dhjetë vjet dhe eksporton minerale në Lindjen e Mesme, u largua nga Shqipëria në moshën tre vjeçare (48 orë pasi kishte lindur) dhe nuk u kthye më.

Në një intervistë në “Business Day” ai deklaroi se përmbysjet e fundit në Evropën Lindore i kanë dhënë shpresë që regjimi shqiptar, në pushtet që nga viti 1946, gjithashtu mund të rrëzohet :

“Muaji i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për ne,” tha ai, “Për vite me radhë e kishim parashikuar atë që ndodhi në Rumani; megjithatë, dhuna në javët e fundit na ka befasuar. Ne nuk duam që e njëjta gjë të ndodhë me njerëzit tanë dhe shpresojmë që dialogu të mbizotërojë ”.

Trashëgimtari i fronit të Tiranës tha se një proklamatë (thirrje) e përgatitur prej tij, në të cilën ai thërret të gjithë shqiptarët, si brenda dhe jashtë vendit, “për t’u ngritur kundër regjimit ateist dhe tiran” do t’u dërgohet bashkatdhetarëve të tij nëpërmjet radios dhe fletëpalosjeve (trakteve) të hedhura nga një balonë : “Ne e kemi bërë këtë edhe në të kaluarën”, tha ai.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Postime të ngjashme

Koha kur shqiptarët internoheshin pa proces gjyqësor

J D

Leka Zogu I për Business Day (1990) : “Shqiptarë, të ngrihemi kundër regjimit ateist dhe tiran !

J D

HISTORIA/ Rumania, djepi i shqiptarëve

J D

Kur Faik Konica ka zbuluar gjuhëtarin e madh

J D

Historia e Hasan Kadukut, stomatologut të parë në Shqipëri

J D

Historia/ Si i drejtohej nëpërmjet poezisë Zef Jubani, Elena Gjikës

J D

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...