Lekaj: RTK-ja nuk është e Kosovës, është Televizioni i Kurtit

nga D V

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë Kurti për “kapjen” e këtij mediumi që edhe kjo parti konsideron se “nuk është më i pavarur si institucion”, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se RTK-ja nxjerr në ekran gjërat që kërkohen nga VV-ja.

Sipas tij, për katër vite të kësaj qeverisje, “RTK nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por është Radio Televizioni i Kurtit”.

“RTK nuk po punon me program të vetë po me program të VV-së. RTK nuk nxjerr në ekran gjëra që ju duhen qytetarëve, por nxjerr gjera që kërkohen nga VV-ja. Në RTK kurrë nuk ka pasur me pak hapësirë për gazetar profesionist. RTK është TV i propagandës së VV-së dhe nuk është i qytetarëve të Kosovës. Që katër vjet RTK nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por është Radio Televizioni i Kurtit. Nuk i duhet një bord që është i kontrolluar që keq përdor fjalën e lirë, ky bord dhe kjo udhëheqje që dirigjohet nga qeveria Kurti duhet të shkarkohet sa më parë se nuk i bënë mirë as mediat as demokracisë”, ka thënë ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More