Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Leksioni Grenell!

Richard Grenell, ish ambasadori i posaçëm në Gjermani

Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, është ambasadori – që e “mbylli” karrierën e tij, të paktën për këtë vit i “frustruar” dhe tipik i një “arroganti” politik.

Megjithëse, e nisi karjerën si një diplomat atipik dhe i diskutueshëm, Presidenti Donald Trump e bëri atë të dërguar special në Ballkan vjeshtën e kaluar(shtator 2019). Grenell-it, nga një pjesë e spektrit politik të Prishtinës, në prill, të këtij viti iu drejtua “gishti” se ishte ai që kishte orkestruar rënien e kryeministrit, Kurti, i cili refuzoi t’i jepte fund sanksioneve tregtare kosovare kundër Beogradit.

Albin Kurti i shkarkuar, në prill e quajti manovrën “një grusht shteti parlamentar” dhe pretendoi se “është hera e parë tani që kemi një të dërguar amerikan, ai ka të njëjtin qëndrim identik me Serbinë.”(Prill 2020)

Ne shqiptarët, si gjithmonë kur si “kërpudha” na del ndonjë politikan apo diplomat i huaj, aq shpejt dhe pa patur asnjë lidhje me Kosovën, të mëparshme, si kjo e Ambasadorit Richard Grenell, natyrshëm që ishin të zymtë në përfshirjen e Grenell, qysh në fillim, edhe pse vet ne nuk kishin patur ndonjë sukses domethënës, në zgjidhjen e ngërçit mes Beogradit e Prishtinës.

Richard Grenell – u tregua se nuk ishte gjë tjetër veçse një diplomat si ata Eurokratët tipik të Brukselit, ai ishte i lumtur të negociojë gjithçka dhe të bëjë çdo kompromis për çdo gjë, por jo kur Serbia( Presidenti Vuçiç) ishte e shqetësuar.

Për të qenë më i qartë është fakti se ish-ambasadori jodiplomatik dhe jodemokratik amerikan Richard Grenell – ishte pro-serb e verteton edhe urimi i tij i para disa ditësh në Twitter drejtuar ambasadorit të sapoemruar serb në Washington Djuriç:

“Miresevini Marko. Ne jemi të nderuar të ju kemi në SHBA”, një urim ky, aspak diplomatic,.

Komenti im për të ishte: “Mund të jetë një nder për ju, por jo për shumicën e amerikanëve. Çfarë lloj nderi është të kesh Gjuriqin, një shovinist të njohur që përfaqëson shtetin ekspansionist kriminal të Serbisë i cili kreu gjenocid në Kosovë dhe punon hapur me Rusinë dhe Kinën kundër interesave të Amerikës dhe Evropës”.

Fatëbarëdhësisht, populli amerikan e shkarkoi atë nga detyra dhe e shpëtoi Kosovën nga shkatërrimi. Marrëveshja e Washingtonit është kundër interesave të Kosovës dhe duhet të shkojë tëposhtë bashkë Richard Grenell – një diplomat i cili “ was a loser ” në rastin e Kosoves.

Mendojë se me të, tani duhet të largohen nga pushteti edhe të gjithe ata politikan të korruptuar që punuan me direktiva nga ai dhe Vuçiç. Ata u munduan të shiten si pro-amerikan, por, ishin anti-amerikan dhe anti-kombëtarë. Kjo është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar, ngritur dhe forcuar shtetin e Kosovës. Zgjedhjet po afrohen dhe ata nuk duhet të votohen kurrsesi. Duhen ndryshime në qeverisje të Kosovës dhe Shqipërisë. Njësoj si në Amerikë. Ndryshimet sjellin progres.

Ata politikan të cilët kan fatin dhe nderin të zgjedhen për të qeverisur vendet tona duhet të marrin mësimë nga fenomeni Grenell. Besimi i popullit ndaj tyre është obligim për të punuar mirë për popullin dhe vendin, jo për të huajt dhe jo për vete. Nuk bën të shiten interesat shtetërore dhe kombëtare për asgjë. Nuk ka forcë në botë që e nënshtron një popull që lufton per liri dhe drejtësi.

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

Postime të ngjashme

Të bashkohemi në betejen politike për shtetin e Kosovës!

Z H

Lajcak me parime të qarta për dialog apo ardhje me duar në xhepa ?

Z H

Vaj halli me këto humbësit e këqinj në politikat tona !

R Zh

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Z H

Përtej shkundjes së perëndimit

Z H

TI JE VETËM NJERI, ALBIN!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...