Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

“Lëkura diellore” suedeze që mund të shndërrojë çdo sipërfaqe në prodhues të energjisë së pastër

Një botë pa kabllo që kurrë nuk do të kishte nevojë të shqetësohej për karikimin e baterive mund të bëhet realitet nëse Camilla Niva dhe kompania suedeze Exeger arrijnë synimin e tyre. Ato po përpiqen të krijojnë një sistem të prodhimit pa ndërprerje të energjisë së pastër nga panele të holla që transmetojnë elektricitet.

Kompania e re me bazë në kryeqytetin suedez të Stokholmit, Exeger ka zhvilluar një material të hollë transmetues të energjisë elektrike, për të cilin thotë se mund të gjenerojë sasi të pafund të energjisë së pastër edhe nga burimi më i vogël i dritës.

“A mund të imagjinoni një botë pa kabllo, ku të gjitha sipërfaqet prodhojnë energji elektrike? Një botë, ku nuk do të keni më nevojë për një kabllo për të karikuar telefonin tuaj inteligjent”, tha Camilla Niva, drejtuese për prodhimin në kompaninë “Exeger”.

I quajtur “Powerfolye”, paneli diellor, i hollë sa letra fillon jetën në gjendje të lëngshme, atë që zonja Niva e përshkruan si “salcën e tyre të veçantë”. Ky material që thith dritën shtypet dhe më pas petëzohet. Ai mund të përdoret në shtresa plastike elastike dhe të ngurta si qelqi, që do të thotë se mund të integrohet në mijëra produkte të ndryshme.

“Paneli diellor Powerfoyle mund të vendoset kudo në një dhomë, jashtë, në hije, dhe goditet në të gjitha anët nga fotonet. Ai gjithashtu mund të mbulohet pjesërisht dhe mund të prodhojë energji elektrike. Mundësia e thithjes së atyre fotoneve, grimcave të dritës, dhe përdorimi i tyre në këto produkte elektronike të konsumit është ajo që ne e quajmë Powerfoyle”, tha zonja Niva.

Fituese e Çmimit të Madh të Dizajnit në vitin 2020 në Suedi, teknologjia fotovoltaike e kompanisë Exeger lejon që fotonet e para – pikat e vogla të dritës – të shndërrohen në energji përmes nano-materialit të saj, duke vepruar si një formë e fotosintezës artificiale.

Kompania Exeger gjithashtu ka mundësinë e shtypjes në formë të lirë, që do të thotë se mund të prodhojë qelizat e saj diellore në çdo formë ose madhësi, pa cënuar modelin dhe estetikën e saj.

Helmetat dhe kufjet pa tel me Powerfoyle të integruar pritet të dalin në treg më vonë këtë vit, prezantimi i tyre është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Telefonat inteligjentë janë një industri, ku zonja Niva ka pritshmëri më të mëdha për integrimin e qelizave diellore, por ajo pranon se do të duhet kohë para se energjia e prodhuar nga panelet Powerfoyle të jetë në gjendje të furnizojë në mënyrë konstante telefonat inteligjentë.

“Ky do të ishte një hap vërtetë historik sepse telefonat e fuqishëm kanë nevojë për aq shumë energji sa nuk ia vlen akoma që të vendosim në një zonë të vogël të tyre panelin Powerfoyle. Por, unë dua që kjo së pari të bëhej e mundur. Në këtë fushë e shoh mundsinë për një ndryshim të madh”, tha zonja Niva/VOA nga Routers.

Postime të ngjashme

Inteligjenca artificiale për reduktimin e mbetjeve ushqimore

S.B.

Raketa e SpaceX ulet, por më pas shpërthen

S.B.

Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve

S.B.

iPhone 13 duhet të ketë bateri më të madhe dhe sensor ultrawide

S.B.

Ëndrra e çdo lojtari, video loja CS-GO ju lejon të provoni thika të shtrenjta dhe më moderne

S.B.

Çfarë është 6G dhe kur do të zbatohet në jetën tonë të përditshme?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...