Lele Pons është zyrtarisht nënë.
Ylli venezuelian i rrjeteve sociale dhe reperi 29-vjeçar ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, një vajzë me emrin Eloisa, më 26 korrik 2025.
Lajmin emocionues ajo e ndau një ditë më vonë në Instagram së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarin portorikan Guaynaa (Jean Carlos Santiago Perez), përmes një postimi të përbashkët ku shfaqen duke mbajtur këmbën e të porsalindurës, si dhe të bashkuar dorë për dore si familje e re.

Pons dhe Guaynaa e kishin njoftuar pritjen e fëmijës së tyre në mars, përmes një seti fotografish të ëmbla të realizuara në ambient të hapur, ku artistja tregonte me krenari barkun e saj të rrumbullakosur.
“Jemi shtatzënë!!! Mami dhe babi ju duan!” kishin shkruar ata në përshkrimin e postimit, në dy gjuhë – anglisht dhe spanjisht.

Dyshja e famshme u njohën përmes bashkëpunimit të tyre muzikor në këngën “Se Te Nota” në vitin 2020, duke ndezur menjëherë thashethemet për një romancë, të cilat u konfirmuan pak muaj më vonë në rrjete sociale. Ata u martuan në mars 2023, në një ceremoni të mbushur me yje në Miami.
Lindja e vogëlushes Eloisa shënon një kapitull të ri për çiftin, që prej fillimit të lidhjes së tyre ka qenë shpesh në vëmendjen e publikut dhe medieve.
Fansat nga mbarë bota i kanë uruar çiftit mirëseardhjen në prindëri, ndërsa ata vetë duken të lumtur dhe të përmbushur në rolin e ri si mami dhe babi.
