Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Lenarçiq: BE ka dërguar pajisje medicinale shtesë për RMV-në dhe Malin e Zi

Shkup, 5 janar – Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian ka dërguar pajisje shtesë mjekësore në Maqedoni të veriut dhe Malin e Zi, ka njoftuar sot eurokomesari për menaxhim me kriza, Janez Lenarçiq, informon Zhurnal.

Pajisjet për vendin tonë përbëjnë 107.000 maska FFP2, 35.000 mantela dhe 140.000 skafanderë mbrojtës. Për Malin e zi janë ndarë 78 mijë maska FFP2 dhe 15 mijë mantela.

“Dërgesa e pajisjeve medicinale për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e zi edhe një herë ka treguar rëndësinë e rezervave medicinale të BE-së në luftën kundër korona virusit. Presim në vitin 2021 rezervat medicinale evropiane të rriten, duke përforcuar përpjekjet e vendeve në dhe jashtë BE-së në luftën kundër pandemisë”, deklaroi Lenarçiq.

Sipas të dhënave nga Komisioni Evropiane, nga fillimi i pandemisë nga rezervat medicinale të BE-së janë distribuuar mbi një milion maska FFP2 dhe FFP3 për Italinë, Spanjën, Kroacinë, Lituaninë, si dhe për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi.

Rezervat e përbashkëta të pajisjeve mjekësore të BE-së janë të ndara në gjashtë vende anëtare të BE-së, dhe atë në Gjermani, Greqi, Danimarkë, Romani, Hungari dhe Suedi, me qëllim të mundësohet distribuimi më efikas dhe më i shpejtë si përgjigje e krizave shëndetësore.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

Simovski: Shtyrja e mundshme e regjistrimit, me vendim të KSI-së

T E

Noari 3 vjeçar ka nevojë për ndihmë, vuan nga tumori në veshkë

T E

Pendarovski për propozimin e Osmanit: Nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë në Kushtetutë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...