Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Lënda e gaztë që solli anija hapësinore

Shkencëtarët japonezë sapo hapën kapsulën u çlirua gazi i çuditshëm.

Mbërrijnë gurët nga asteroid Ryugu. Teksa priten kampionet e mbledhura edhe nga Hëna, nga laboratorët japonezë të misionit Hayabusa 2, është hapur kapsula me materialet e mbledhura në asteroid.

Shumica janë pluhur, kokrriza dhe gurë të dimensioneve të ndryshme, kryesisht në ngjyrë të zezë dhe kafe të thellë. Bëhet fjalë për materiale shumë të errëta, gjë që sipas ekspertëve janë tregues i pranisë së përbërësve organikë.

Kampionet u mblodhën në disa vende të asteroidit, në sipërfaqe dhe në afërsi të disa kratereve, që u shkaktuan nga shpërthime të vogla të sondës Hayabusa2.

Por ajo që suprizoi më tepër ekspertët, është gazi jashtëtokësor që u çlirua në momentin e hapjes së kapsulës, që sipas tyre nuk kishte asnjë lloj ngjashmërie me ajrin tokësor. Kjo është hera e parë që në tokë mbërrin “ajër” kozmik, dhe shkencëtarët janë duke studiuar pikërisht përbërësit e tij dhe si janë formuar.

Sonda e hedhur nga agjencia hapësinore japoneze u nis në 3 dhjetor 2014 dhe në 2018 arriti të mbledhë materiale në asteroid, ndërsa kthimi I tyre në tokë u realizua vetëm pak ditë më parë.

Studime të mëtejshme do të vijohen në bashkëpunim brenda vitit 2022 edhe me agjenci të tjera hapësinore ndërkombëtare, përfshirë edhe Nasën.

Postime të ngjashme

6 arsye për t’i nxitur fëmijët të udhëtojnë

T E

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Motrat binjake japoneze bëhen multi-milionere falë video-lojërave për gratë

S.B.

Familja u gjet duke bërë kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm

S.B.

Vajza nuhati këmbët e babit dhe reagimi i saj e bëri shumë persona të qeshnin

S.B.

Elon Musk tregon se çfarë mendon lidhur me armët bërthamore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...