Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Lënda narkotike që u sekuestrua në Korfuz ishte nisur nga Saranda/ Transportuesit shqiptarë janë larguar pa lënë gjurmë

Një sasi prej 320 kg kanabis e cila u kap nga Policia Greke në Korfuz ditën e djeshme mësohet të jetë nisur nga bregdeti i Sarandës.

Dy shqiptarë u përpoqën ta fshehin sasinë narkotike në plazhin e Dassias ndërkohë që policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar njërin prej tyre, një 62-vjeçar.

Ndërkaq siç bëjnë të ditura burimet greke, transportuesit shqiptarë janë larguar pa lënë gjurmë me skaf.

Ka qenë një operacion i organizuar policor në Korfuz, nga oficerë policie të Departamentit të Antidrogës të Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Korfuzit.

Burimet greke konfirmojnë se sasia prej 320 kg kanabis ishte nisur nga brigjet e Sarandës. Policia greke ka ndërmarrë hetim disa mujor për të gjetur qarqet e organizuara të trafikut të drogës në vijën bregdetare verilindore të ishullit të Korfuzit.

Siç doli nga hetimi i deritanishëm i policisë, sasia e drogës u transportua dhe iu dorëzua shqiptarit pak para arrestimit të tij, duke përdorur dy skafe (tip jet ski) që ishin afruar në plazhin ku u zhvillua operacioni.

Postime të ngjashme

Nxirren trupat e pajetë të dy viktimave nga zjarri në Berat

S.B.

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri/ Kandidat i PDIU-së më 25 prill

S.B.

8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira; Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

S.B.

Meta ktheu kontratën për koncesionin e Rinasit/ Kuvendi ja rrëzon me 84 vota

S.B.

Lëndohet rëndë 28-vjeçari pasi u shtyp nga vetura ne rrugën Tetovë-f.Trebosh

S.B.

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi seksualisht një femër

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...