Agjencia Zhurnal.mk

Lëndën për “27 prillin” do të gjykojë gjykatësi, Ilija Trpkov

Shkup, 15 janar, zhurnal.mk – Lënda për organizatorët dhe porositësit e “27 prillit” i është ndarë gjyqtari Ilija Trpkov.

Së shpejti pritet të caktohet edhe seanca e parë për këtë lëndë, por së pari do të ketë koordinim mes gjyqtarëve në Gjykatën Penale rreth termineve, për shkak se ish-ministri, Mile Janakieski, akuzohet në disa lëndë.

Ilija Trpkov, sipas të dhënave të publikuara në web-faqen e Gjykatës Penale të Shkupit, është gjykatës që nga shtatë dhjetori i vitit 2011 kurse deri sot ai ka udhëheqë disa lëndë penale duke përfshirë këtu lëndën gjyqësore për vrasjen e maturantit Angel në Gjorçe Petrov në maj të vitit 2014, si dhe rasti ‘Rover’, ku në mesin e të akuzuarve ishte edhe Ljube Boshkoski.

Të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit janë ish-kryetari i Kuvendi, Trajko Veljanoski, ish-ministrat, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish-drejtori i DBK-së, Vladimir Atanasovski. Në hetimin e Prokurorisë, u përfshinë edhe Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkoski, por procedura për ata është ndaluar për shkak se nuk ndodhen në Maqedoni.

Të gjithë këta akuzohen për prishje të sigurisë dhe rendit kushtetues. Sipas aktakuzës, pas dështimit të bisedimeve për formim të qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2016, ata kanë përgatitur plan me qëllim që ta rrezikojnë sigurinë dhe rendin kushtetues dhe të ndalojnë ndërrimin e qeverisë.

Ky është procesi i dytë gjyqësor që është për ngjarjet e Kuvendit më 27 prill të vitit 2017.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...