Lëndimi i tretë në të njëjtin vend, De Jong nuk do të luaj këtë sezon me Barcelonën

nga D V

Real Madridi ka arritur fitore 3-2 ndaj Barcelonës në El Clasicon e së dielës mbrëma në një sfidë spektakolare.

Barcelona qysh në pjesën e parë mbeti pa njërin nga yjet kryesorë të skuadrës, mesfushorin Frenkie de Jong që pësoi lëndim.

Holandezi u lëndua pas një përplasje me Federico Valverden në fund të pjesës së parë, përplasje që do t’i kushtojë atij shumë.

Mundo Deportivo ka raportuar se De Jong ka lënduar kyçin e këmbës dhe kjo nuk është hera e parë këtë edicion që ai pëson një lëndim të tillë.

Sipas mediumit spanjoll, mesfushori holandez në El Clasico ka lënduar për herë të tretë kyçin e këmbës së djathtë.

26-vjeçari pritet që ta humbas këtë edicion me fanellën e Barcelonës, pasi edhe klubi katalunas ka mbetur jashtë objektivave.

De Jong do t’i humbas ndeshjet në La Liga ndaj Valencias, Gironas, Real Sociedad, Almerias, Rayo Vallecanos dhe Sevillas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More