Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Lëndohen 12 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në rrugën Prishtinë-Ferizaj

12 persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi, i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, siç tha ajo menjëherë në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Postime të ngjashme

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

Buxhovi: LDK’në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

T E

Mësohet nëse do të vendosen nesër masa të reja anti-Covid në Kosovë

T E

Ndëroi jetë Murat Jashari, vëllai i Komandant Kumanovës

T E

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim Kosovë-Israel

T E

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...