Sport

Lëndohet Carvajal, mund të mungojë disa muaj!

Zhurnal Ads

Sikur nuk i mjaftojnë kritikat e shumta që po merr Zinedine Zidane për lojën aspak të mirë, tani ai nuk mund të llogarisë për ndeshjet e ardhshme në shërbimet e Dani Carvajal.

Real Madridi përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se Dani është dëmtuar, por nuk është treguar koha e rikuperimit.

Lëndimi nuk është i lehtë, andaj ai mund të mungojë gjatë.

Reali ka shkruar në njoftimin për Carvajal: “Pas testeve të kryera nga stafi mjekësore në lojtarin tonë Dani Carvajal, ai u diagnostikua me një dëmtim të ligamentit anësor të brendshëm të gjurit të tij të djathtë”.

Pra bëhet fjalë për probleme me ligamente të gjurit, një dëmtim që ndër vite u ka shkaktuar shumë telashe futbollistëve.

Postime të ngjashme

Messi do të pensionohet në Barcelonë – sipas Stoichkov

XH,I

S’ka transferim për Rashicën, Leverkusen është ftohur prej tij

XH,I

Futbollisti i Kosovës U21 në mesin e talentëve më të mëdhenj në Suedi

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...